Mediat serbe: Vuçiq dhe diplomati amerikan u përplasën ashpër për Kosovën

Një muaj pas vizitë së ndihmës-sekretarit amerikan, Wess Mitchell, edhe Mattheë Palmer vizitoi Serbinë, kurse sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ai zhvilloi një takim me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përderisa mediat në Serbi po raportojnë se në takim ka pasur debate me tone të ashpra, sidomos kur ishte fjala për Kosovën.

Gazeta serbe Novosti duke u thirrur në burimet e veta shkruan se Vuçiq dhe Palmer kanë shprehur qëndrimet e tyre në mënyrë të hapur për Kosovën.

“Palmer dhe Vuçiq shëkmbyen fjalë të forta, dhe kreu i shtetit serb nuk hezitoi të shprehë haptasi qëndrimet për Kosovën. Ata kishin mospajtime për këtë çështje”, shkruan gazeta serbe, transmeton lajmi.net

Pavarësishë debateve, Palmer dhe Vuçiq u dakorduan që dialogu është rruga më e mirë për zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Takim me Palmerin ka zhvilluar edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq. Kjo e fundit ia përmendi diplomatit amerikan dërgimin e ROSU-s në veri për ta arrestuar Gjuriqin.

Debate të ashpra me zyrta amerikan serbët kanë pasur edhe më herët.

Jo më larg se një muaj, Mitchell e tha midis Beogradit se Kosova duhet ta formojë Ushtrinë, gjë që nxiti reagime të ashpra. /Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme