Mediat serbe: Vulin shfaqet në Lindjen e Mesme tre ditë pas sulmit terrorist në Banjskë

Drejtori i BIA-së serbe, Aleksandër Vulin ndodhet në Jerusalem raporton Nova.rs. Sipas medias serbe, Vulin është duke qëndruar për pelegrinazh në Jerusalem.

“Ata i ndaluan të gjithë pelegrinët që ai të hynte përmes linjës”. Ka qenë rreth 20 minuta aty dhe është larguar”, shpjegon bashkëbiseduesi për median serbe.

Vizita e Vulinit në Jerusalem ka ndodhur tri ditë pasi një grup i organizuar terrorist serb vrau një polic të Kosovës. Bëhet fjalë për rreshterin Afrim Bunjaku.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë gjatë të shtënave me armë nga Policia e Kosovës, u vranë edhe tre terroristë të këtij grupi.

 

 

E ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi sot fotografinë e njërit prej terroristëve të vrarë e që tha se është roje e Vulinit.

Bëhet fjalë për Bojan Mijailoviq.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiç. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviç, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013”, ka thënë Sveçla.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme