Sot, në Prishtinë, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputetja Safije Sadiki – Shaini, realizoi takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Në këtë kohë kur po sulmohet dhe po përbuzet shenjtëria e UÇK-së çdo ditë, Kadri Veseli dhe PDK-ja, sipas Gashit, po i dalin në krah asaj përmes aktivizmit politik dhe reagimit partiak dhe institucional.
Sippas mediave në këtë takim Afrim Gashi është rikthyer në vitet e 90’ kur shqiptarët në tërë trojet e Ballkanit kanë qenë nën trysni të ndryshme si dhe aktivizmin e Kadri Veselit në luftimin e padrejtësive të shumta. Po ashtu, reformat që po realizohen brenda PDK-së kanë dhënë një model të rëndësishëm për parlamentarizmin shqiptar duke dhënë mesazhin e krijimit të një partie politike moderne.
Gashi ka vlerësuar lartë tentimet e PDK-së për t`u reformuar, në këtë mënyrë duke bërë me dije se PDK-ja është një parti e cila i ka dhënë dhe do t`i jap shumë Kosovës.
Modeli i reformimit të PDK-së duke i shpallur luftë krimit dhe korrupsionit duhet zbatuar edhe te partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa procesi i bisedimeve Kosovë-Serbi duhet të shkoje në drejtimin e ruajtjes së sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Gashi i ka dhënë përkrahje të pa rezervë Kadri Veselit në të gjitha këto drejtime duke qenë mirënjohës për kooperimin dhe produktivitetin e takimeve dhe bisedimeve.
Dihet qartas roli i madh i Kosovës e sidomos i partive tradicionale në Kosovë ,si PDK-ja, në afirmimin e ndjenjave dhe vlerave kombëtare te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Përderisa rruga e përbashkët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është integrimi në NATO dhe në BE, modeli i reformave që po zbaton PDK-ja është tejet i nevojshëm për t`u shtrirë edhe te partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Gashi ka vlerësuar lartë edhe aktivizmin partiak të PDK-së në parlament si parti opozitare si dhe vullnetin për të qëndruar në opozitë deri në reformimin e plotë. PDK-ja si një parti opozitare konstruktive që nuk po dëmton asnjë proces pozitiv që po ndodh në Kosovë është një model dhe shembull se si duhet të sillen edhe partitë politike shqiptare opozitare në Maqedoninë e Veriut.
Dy liderët u dakorduan për thellimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen si dhe shkëmbimin e përvojave dhe ideve që do t`i ndihmonin këto parti drejtë reformimit.