Pas përplasjes që ka filluar ndërmjet presidentit të Turqisë, Erdogan dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të arrestimit dhe deportimit të paligjshëm të 6 gylenistëve nga shërbimi sekret turk në Kosovë, i cili u ndihmua edhe nga AKI-ja, mediet pro Erdogan kanë filluar t’i bëjnë portrete Haradinajt.
Gazeta Yeni Akit, ndër të tjera shkruan se AKI-ja e Kosovës është trajnuar nga shërbimi sekret turk MIT, por vëmendje u kushton edhe fëmijëve të politikanëve kosovarë që i shkollojnë fëmijët në shkollat e Gylenit.
Përveç djalit të kryeministrit Haradinaj, Gjinit, edhe fëmijëve të Veselit edhe fëmijët e ministrit të Ekonomisë, Besim Beqajt, shkojnë në shkollat e Gylenit, shkruan gazeta turke.
Pastaj në këtë shkrim vëmendje i kushtohet Haradinajt, i cili ishte më i zëshmi kundër rrëmbimit të 6 gylenistëve.
Aty theksohet se Haradinaj, para se të vinte në Kosovë nga Perëndimi, ka qenë roje në diskotekë dhe më pas, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, u bë njëri nga komandantët kryesor të UÇK-së.
Ai, shkruan gazeta, është liruar dy herë nga Tribunali i Hagës.