24 vjet më parë, më 26 shkurt 1993 për shkak të trysnive të mëdha të regjimit të Sllobodan Millosheviqit u dëbuan kroatët nga Kosova, respektivisht nga Janjeva.
Mbi dyqind familje kishin ikur vetëm atë ditë nga Janjeva.
Në vitet e ’90 të shekullit të kaluar banorët e Janjevës kanë përjetuar disa valë të persekutimit nga shteti i Serbisë, duke përfshirë kroatët e tjerë të Kosovës nga vendet si; Letnicë, Vrnez, Vrnavokolo, Shashare, Zagragjë dhe Veselicë, transmeton zeri.info.