MEGA SKANDALI/ Meta: Audio-përgjimi tregon se për ‘rilindjen’, shqiptarët janë ‘mish për top’

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me mega skandalin, ku kreu i Kadastrës, me porosi të Edi Ramës u jep udhëzime drejtorëve që të mashtrojnë qytetarët, duke u premtuar se do të ju bëhen legalizimi.

Lame u thotë që të ju premtojnë qytetarëve legalizimi, por të mos ju tregojnë se banesat e tyre do të shkatërrohen pas zgjedhjeve.

‘Një audio-përgjim tronditës, që provon se për ‘Rilindjen’ shqiptarët janë ‘mish për top’, ndërsa zyrat e shtetit, që paguhen me taksat tona, janë kthyer në strofulla të fuksave, banditëve, të korruptuarve, shkelësve të ligjit dhe ‘taksidarëve’ të biznesit kriminal të votës.

Pres nga Drejtësia të zgjohet dhe të nisë menjëherë hetimet për këtë skandal të rëndë, që meriton ndëshkim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit, të bëjë kujdes dhe të ndalë përpjekjet për manipulimin e provave të flagrancës të krimit zgjedhor.

Mos e detyroni popullin të arrestojë të paudhët!’, shkruan presidenti Ilir Meta në reagimin e tij në Facebook.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme