SPAK ka lëshuar urdhër-arrest për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, ose i njohur ndryshe Lul Berisha.
Po kështu, gazetarja Klodiana Lala për News 24, raporton se janë lëshuar dhe disa urdhër-arreste të tjera, per:
-Plarent Dervishaj, kunat i Lul Berishës, personazh kryesor i Bandës së Durrësit
-Indrit Dokle, rival i Ervis Martinaj.
Berisha ka qenë në kërkim policor që prej vitit 2022, por u arrestua në Spanjë më 14 dhjetor 2023.
Kreu i bandës arriti t’i fshihej drejtësisë për rreth 1 vit falë letrave me nënshtetësi bullgare që ai dispononte.
Banda e Durrësit i ka fillesat e saj që në vitin 1998, kur Lul Basha, së bashku me Plarent Dervishaj e pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal, vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.
Pritet që Lulzim Berisha të ekstradohet drejt Shqipërisë.