Megaoperacion kundër kultivimit të kanabisit, Policia dhe FNSH “blindon” Beratin! “Zbarkojnë” mbi 100 efektivë në terren

Policia e Shtetit ka ndërmarrë këtë të premte një operacion masiv për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qarkin e Beratit.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se 103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Megjithatë, forcat e rendit nuk kanë gjetur bimë të kultivuara deri tani, siç bëhet me dije nga policia.

Njoftimi i policisë:

Berat

Kontroll masiv në të gjithë territorin e DVP Berat, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

103 efektivë policie, me mbështetje edhe të FNSH Fier, gjatë paradites së sotme, kanë ushtruar kontroll masiv në territor, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

20 grupet e kontrollit të ngritura në të gjithë Qarkun, kanë ushtruar kontrolle në ambiente të hapura, sera, tunele, banesa të braktisura, magazina të ndryshme etj.

Gjatë kontrolleve të territorit dhe ambienteve, deri tani nuk është konstatuar ndonjë rast i kultivimit të bimëve narkotike.

Kontrolli i territorit do të vijojë edhe në ditët e ardhshme në të gjithë qarkun Berat në përmbushje të prioritetit kryesor, parandalimit të kultivimit të bimëve narkotike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme