Megaoperacioni i SPAK-ut, reagon Ministri i Brendshëm: Asnjë kompromis me krimin e organizuar, efektivët që bëhen palë me të

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas arrestimit të 18 personave në super operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit, ku u goditën edhe 8 grupe kriminale të rrezikshme.


Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri Çuçi thotë se “asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë”.

Reagim i Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi:

8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar.

Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin e plotë të 32 masave të sigurisë “arrest me burg”.

Asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën në luftën e vazhdueshme me krimin apo në rastin më të keq bëhen palë me të.

Do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë, për një Shqipëri më të sigurt e ku së bashku ndërtojmë të ardhmen tonë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme