Mehaj pritet në takim nga homologu turk Akar, bisedojnë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka njoftuar se sot u prit në takim nga homologu dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.

Në këtë takim, ata diskutuan për bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë dhe mbrojtjes.

Postimi i plotë:

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë, sot u prita në takim të veçantë nga homologu im dhe nikoqiri, Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Me këtë rast, isha edhe i nderuar dhe privilegjuar nga ministri Akar për takimin e parë të tij me mua, në ciklin e takimeve të planifikuara të tij me ministrat dhe shefat e mbrojtjes së vendeve pjesëmarrëse në panairin “IDEF’21”.
Në takim diskutuam bashkëpunimin bilateral në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e industrisë së mbrojtjes. Me këtë rast, ministrit Akar i shpreha falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për rolin dhe kontributin e madh të shtetit, qeverisë dhe Forcave të Armatosura të Turqisë në ndërtimin dhe zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit tonë, vet Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme