Mehmeti: A do të respektojë BDI parimin “fituesi me fituesin”, me të cilin arsyetonte vasalizmin ndaj VMRO-së

Shkrimtari Kim Mehmeti ka komentuar situatën aktuale në vend dhe kalkulimet lidhur me formimin e një qeverie të re. Ai ka komentuar edhe informacionet për koalicionim të mundshëm të BDI-së me VMRO-në, ose LSDM-në.

“Ka paralajmërime se BDI do i bashkëngjitet qeverisë së LSDM’së maqedonase, me çka do e shkelë parimin me të cilin vite me radhë e arsyetonte vasalizmin e saj në regjimin e DPMNE-BDI: se duhet respektuar vullnetin e popullit dhe vendin duhet ta qeverisin partia fituese e bllokut etnik maqedonas dhe e atij shqiptar! Me çka pra do shihet se parimet e drejtuesve të BDI’së, nuk kanë të bëjnë me bindje dhe standarde demokratike, por me keqpërdorimin e votës shqiptare për interesa personale dhe ardhjen me çdo kusht në pushtet!”, vlerëson shkrimtari Mehmeti.

Si do që të jetë, shton ai më tej, së shpejti do shpaloset edhe e vërteta më e rëndësishme: se BDI’ja ishte ajo që i bënte të fortë drejtuesit e regjimeve maqedonase dhe se nga dobësimi i kësaj partie, është dëmtuar e dobësuar vetëm DPMNE’ja antishqiptare, e jo shqiptarët e këtushëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme