Mehmeti: Protestat në RMV antishqiptare, policia tendencioze! E pabesueshme që Rama darkon me Vuçiçin

Gazetari në Maqedoninë e Veriut, Emad Mehmeti, në një lidhje të drejtpërdrejtë për edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi protestat kundër propozimit francez në vendin e tij.

Mehmeti tha se sa herë ka protesta, edhe kur kanë probleme me grekët apo bullgarët, maqedonasit bëjnë thirrje të shumëta anti-shqiptare.

“Përveçse e habitshme, edhe policia është tendencioze. Para problemit me shqiptarët, pronarit shqiptar të një lokali i kanë thyer xhamin, nesër policia nuk ka vendosur kordonin.”-deklaroi ai.

Nëse Maqedonia e Veriut po humbet shansin për integrimin në Bashkimin Europian, Mehmeti deklaroi se ka një anti-amerikanizëm të fshehur në protesta.

“Protestat i shkojnë në favor pro-rusëve që duan destabilizim. Shqiptarëve iu nevojitet hapja e negociatave. Nuk e di pse partitë shqiptare tek ne nuk hapi ndonjë çështje kyçe që do sillte dobi për shqiptarët.

Kemi njerëz që vuajnë në burgje pa fakte, pa prova. Dua të them që maqedonasit kanë një plan dhe e dinë ku duan të shkojnë, ndërsa ne, të humbur dhe pa busull.”-deklaroi Mehmeti.

Teksa komentoi nisëm ‘Ballkani i Hapur’ gazetari deklaroi se habitet se si Rama ulet në tryezë, mbështet Vuçiçin kur pranë vetes nuk ka vëllain Albin Kurti.

“Rama sillet me Vuçiçin, e pabesueshme ajo që shohim. Në një tavolinë me të, nuk ka vëllain e tij, Kurtin.

Si mundet të hyjë në projekte të tilla para se Serbia të kërkojë falje ndaj Kosovës. Ka gjëra të tmerrshme që i kanë ndodhur Kosovës.

Tani duket si rikthim i Millosheviçit por me një argat të tij Vuçiçin. Nuk e di si hyn Edi Rama dhe e përkrah.”-tha Mehmeti.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme