Shkrimtari Kim Mehmeti, në një koment të publikuar në faqen e tij të Facebook, i rikthehet edhe një herë çështjes së qeverisë së re në Kosovë, e cila sot hoqi edhe reciprocitetin me Serbinë.
Sipas autorit të “Këndi i Kimit” në Syri TV, a kaluar as tre ditë të plota nga ardhja në pushtet, Qeveria e ‘Listës Srpska’ nuk solli ndonjë vendim në të mirë të Kosovës, por besnikëri ndaj Beogradit.
“Pa kaluar as tre ditë të plota nga ardhja në pushtet, Qeveria e ‘Listës Sërpska’ nuk solli ndonjë vendim në të mirë të Kosovës por – mbase në shenjë besnikërie ndaj Beogradit që ia siguroi votat e deputetëve serb – pa kushte e hoqi reciprocitetin ndaj Serbisë!
Dhe e shihni se çka nënkuptojnë me proamerikanizëm Presidenti i Kosovës dhe politikanët namqorrë që i kontrollon ai: t’i shërbesh pa kushte Serbisë?!
Por mos u ngutni, sepse do mund të ndodhë që qeveritë e kohëve të Millosheviqit, me në krye ‘Morinat’ tanë, të ju duken atdhetare e patriotike, në krahasim me këtë që në kohë pandemie e dekretoi Presidenti i Kosovës, e të cilën e mirëmban ‘Lista Sërpska’ dhe e teledirigjon Beogradi!”, shkruan Mehmeti.