Mehmeti: Sllavët dhe grekët në fund i helmojnë bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë

Shumica e sllavëve dhe grekëve, historikisht, kundërshtarët e tyre që nuk kanë arritur t’i blejnë ose shantazhojnë, u kanë përgatitur atentate, në të shumtën e rasteve përmes helmeve.
Shumë poltikanë, intelektualë, shkencëtarë, veprimtarë dhe atdhetarë shqiptarë, kanë qenë viktima të shërbimeve ruse dhe satelitëve të tyre në shtetet ballkanike dhe jo vetëm, por askush deri më sot nuk e ka ngritur këtë shqetësim në nivel institucional.
Më në fund bota demokratike po u jep përgjigje krimeve të shërbimeve sekrete ruse në shumë shtete të botës, të cilat janë heshtur ose fshehur deri më sot.
Mes shteteve që gjatë ditëve të fundit kanë përzënë një numër të madh të diplomatëve rusë nga vendet e tyre të dyshuar për veprimtari kriminale (me përdorimin e helmeve kundër kundërshtarëve të tyre politikë), janë: SHBA, Anglia, Kanada, Gjermania, Franca, Italia, Danimarka, Spanja, Holanda, Polonia, Ukraina, por edhe Shqipëria dhe Maqedonia.
Atë që nuk e ka ditur opinioni deri dje, sigurisht që është kureshtar ta dijë sot dhe të kujdeset në të ardhmen.
Sidomos populli shqiptar dhe popujt tjerë që kanë rënë ndesh me politikat ruse, kanë qenë cak i këtyre veprimeve kundërnjerëzore dhe kriminale të shërbimeve sekrete ruse.
Ka kohë që shërbimet sekrete ruse dhe satelitët e tyre në disa shtete ballkanike dhe jo vetëm, në forma më perfide kanë përdorur lloje të ndryshme të helmeve, të drogave dhe barnave me efekte vdekjeprurëse, helmimit të ushqimeve, të ambientit jetësor me helme kimike dhe mbeturina radioaktive, si dhe forma të tjera të sofistifikuara.
Nuk ka asnjë dyshim që së paku dhjetëra politikanë, shkencëtarë, intelektualë dhe atdhetarë shqiptarë, në atdhe dhe në botën e jashtme, janë helmuar po nga këto shërbime, ndoshta edhe me ndihmën e mercenarëve shqiptarë, vegla qorre të këtyre shërbimeve. Kjo një ditë do të dëshmohet patjetër. Nuk mjaftojnë vetëm dyshimet, por këto akte kriminale duhet të hulumtohen, studiohen dhe denoncohen, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme