Mehmeti: Sot jetojmë dhembjen e tragjedisë në shtëpinë e dytë të shqiptarëve, Gjermaninë

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti në rrjetin e tij social ka shkruar se vazhdojnë tragjeditë në botë, kësaj radhe në Gjermaninë “shqiptare”
“Vazhdon tragjedia e shekullit tonë, e kohës së lotëve, e ditëve kur jonjerëzorja vret pafajësinë! Dhe kësaj radhe e jetojmë dhembjen e Munihut, e qytetit që në njëfarë mënyre është simboli i Gjermanisë ‘shqiptare’, i asaj Gjermanie e cila – së bashku me disa shtete tjera Perëndimore – qysh në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, u bë ‘shtëpia’ e dytë e jona dhe i hapi dyert për shqiptarët që nuk i ‘donte’, apo që nuk mund t’i ushqente vendlindja e tyre! Dhe jo vetëm shkaku i kësaj, por edhe për ta dëshmuar njerëzoren në vetvete, sot e përgjithmonë, ne do i bashkëngjitemi lotëderdhjes së pafajësisë!”/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme