Meksikë: Rrotullohet autobusi, vdesin 17 persona

Të paktën 17 persona kanë vdekur dhe 31 të tjerë janë lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u rrotullua në një rajon malor në jug të Meksikës, njoftojnë autoritetet.

Aksidenti ndodhi afër qytetin Motozintla, kur autobusi që po bartte njerëz nga një rit fetar për në shtëpi në bregdetin e Paqësorit doli nga rruga dhe u rrotullua në një vend të pjerrët, njoftojnë shërbimet emergjente në shtetin Chiapas, transmeton Express.

Udhëtarët vinin nga komuna La Trinitaria dhe të paktën 17 prej tyre vdiqën, ndërsa 31 u lënduan.

Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin.

Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme