Mëlmesat bimore kanë efekt të shkëlqyeshëm në shëndet

Mëlmesat bimore kanë një efekt të shkëlqyeshëm në shëndet, ndërsa studimet kanë treguar se ato mund ta zgjasin jetëgjatësinë, dhe atë duke e parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.


Bimët dhe erëzat kanë më shumë antioksidues se secili ushqim i grupeve të tjera.

Bimët aromatike, ato që i shtojnë shijet çdo pjate… I konsumoni të freskëta apo të thara, në çdo rast kanë një aromë dhe shije fantastike.

Shkencëtarët kanë vërtetuar se njerëzit, dieta e përditshme e të cilëve përbëhet nga mëlmesat e mëposhtme bimore, jetojnë deri në 10 vjet më gjatë.

Sikur ta rrisnit konsumimin e këtyre mëlmesave, do të vërenit se trupi ka nevojë më të zvogëluar për ilaçe. Megjithatë, është e rëndësishme të dini se këto melmesa nuk janë ndonjë zëvendësim për terapinë të cilën ua ka përshkruar mjeku juaj dhe se gjithsesi do të duhej të konsultoheni me të para fillimit të konsumit të përditshëm të këtyre mëlmesave, veçanërisht në qoftë se vuani nga probleme të rënda shëndetësore dhe merrni medikamente.

Koriandri. – Kjo melmesë heq ankthin dhe stresin, si dhe përmirësimon cilësinë e gjumit. Ai është një pjesë e rëndësishme e dietës së njerëzve të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2 sepse studimet kanë treguar se ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Shafrani. – Kurkumina është përbërësi kryesor i shafranit, dhe ka një veçori të fuqishme antikancerogjene. Karakteristikat e tij antiinflamatore ndihmojnë në parandalimin e kancerit, por edhe në reduktimin e inflamacionit kronik në trup, i cili është shkaktari kryesor i sëmundjeve të zemrës dhe të sistemit të qarkullimit të gjakut.

Piperi i zi. – Është një nga erëzat më të përdorura, dhe është shumë efektiv në parandalimin e osteoporozës. Ai përmban bakër, i cili është thelbësor për shëndetin e eshtrave dhe formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Njeriu nuk ka nevojë për nivele të larta të bakrit, ndërsa niveli i ulët i bakrit mund të shkaktojë probleme me gjëndrën tiroide dhe zemrën.

Kanella. – Shkencëtarët gjermanë kanë dëshmuar se kanella ul nivelin e sheqerit në gjak për 10 për qind , madje edhe tek personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Kanella ka veprim antioksidant, për çfarë edhe redukton në mënyrë efektive nivelin e radikaleve të lira në trup.

Kardamomi. – Kardamomi është i mirë në zbutjen e problemeve të lidhura me tretjen, siç janë dhimbjet e barkut dhe fryerja. Shkencëtarët kanë vërtetuar se kardamomi përshpejton humbjen e peshës sepse e stimulon trupin që ta harxhojë më shpejt dhjamin, në vend se ta ruajë atë.

Karafili. – Eugenoli, një substancë aktive e karafilit, stimulon lirimin e insulinës dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Karafili është një burim i shkëlqyer i manganit, një mineral ky i cili është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e indeve dhe kockave. Personat që vuajnë nga nivelet shumë të ulëta të manganit në trup, janë më të rrezikuar nga artriti.

Xhenxhefili. – Është i shkëlqyeshëm për lehtësimin e të përzierave gjatë shtatzënisë, udhëtimit apo kimioterapisë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se xhenxhefili e lehtëson migrenën. Ai ka ndikim të shkëlqyer anti-inflamator dhe kështu e zvogëlon rrezikun nga kanceri, diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Kopra
Kopra është një bimë me aromë shumë të veçantë dhe delikate. Perfekte për të shoqëruar receta me bazë salmonin e freskët ose të tymosur. Është shumë e mirë dhe për turshitë.

Borziloku
Pestoja gjenoveze nuk do të ekzistonte pa borzilokun. Borziloku është një nga bimët aromatike me më shumë aromë që shtohet më së shumti në pjatat e ftohta apo sallatat.

Menta
Një barishte aromatike e fortë që përshtatet shumë mirë me perimet dhe që “zbut” pjatat me yndyrë me ushqime të skuqura. Perfekte edhe në ëmbëlsira.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme