Memedi akuzon Selën për kurthe, “Aleanca” drejt shpërbërjes

Aleanca për Shqiptarët është shumë afër shpërbërjes. Pas thirjes së djeshme të kreut të LR-PDSH-së, Ziadin Sela, për shkrirjen e tre partive në një subjekt të vetëm, kryetari I RDK-së Vesel Memedi ka akuzuar Selën për kurthe dhe lojra të pasinqerta. Memedi tha se LR-PDSH është dashur të synojë të grumbulloj anëtarë nga subjetet e tjera dhe jo të shkrijë partnerët e koalicionit. Ai gjithashtu akuzoi Selën se dëshiron që ta prish koalicionin dy vjeçar, andaj në fund i uroi suksese Selës dhe subjektit që drejton ai.

“Ne u dëshirojmë sukses secilit subjekt politik duke përfshirë edhe LR-PDSH-në edhe udhëheqësinë e kësaj partie politike për shtrirjen dhe zgjerimin e tyre te anëtarësia, por nuk është e sinqertë, nuk është korekte nuk është partneritet I mirë nëse tenton të shkrish miqët dhe bashkëmendimtarët e këtij udhëtimi dyvjeçar. Prandaj kjo shkrirje dhe kjo thirje publike nuk është miqësore dhe ne u dëshirojmë sukses”, tha Vesel Memedi nga RDK.

Ndryshe në Kuvendin e djeshëm qendror që LR-PDSH mbajti në Tetovë, kreu i kësaj partie, Ziadin Sela, tha se janë duke punuar në shkrirjen e tre partive të Aleancës për Shqiptarët në një parti që do të mbajë emrin e koalicionit të deritanishëm. Sela tha se kjo temë është biseduar që para zgjedhjeve, por shtoi se vonesat ishin për shkak se Vesel Memedi kishte kërkuar kohë të mbajë kongresin e partisë.

“Zotimi ka qenë edhe para zgjedhjeve me anëtarët e koalicionit, me RDK-në e Vesel Memetit, me Unitetit, që ky koalicion pas zgjedhjeve të shndërohet në subjekt politik që do të mban emrin Aleanca për Shqiptarët. Kjo çështje është diskutuar edhe menjëherë pas zgjedhjeve me partnerët e koalicionuit dhe parimisht kanë qenë dakord të gjithë partnerët e koalicionit. Ka kërkuar zoti Memedi që deri në Shkurt të mbajë Kongresin, janë çështje të brendshme që ata kanë me vulat e nuk e di pse, shkurti kaloi”, tha dje kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Ndryshe në Kuvendin e djeshëm Kuvendi qendror i LR-PDSH-së edhe miratoi një konkluzë për bashkimin e tre partive në një parti të vetme që do të mbajë emrin Aleanca për Shqiptarët. Një vendim rreth kësaj iniciative duhet të mer edhhe partneri i tretë, partia Uniteti që drejtohet nga Gëzim Ostreni./SHENJA

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme