Memeti: Në Maqedoni ka rritje të brutalitetit policor, kam ngritur pesë padi për rastin “Lagjia e Trimave”

Brutaliteti i policisë në Maqedoni është në rritje dhe nuk ka hetime efektive, tha sot Avokati i Popullit Ixhet Memeti.

Ky përfundim i Memetit është i bazuar në të dhënat e nxjerra për vitin 2016, transmeton TetovaSot.

Në konferencë për shtyp në Komitetit e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Memeti tha se zyra e Avokatit të Popullit në lidhje me rastin “Lagjia e Trimave” ka ngritur pesë padi penale tek Prokurori Publik, nga të cilat dy janë refuzuar.

Dy nga paditë penale të cilat nuk janë refuzuar kanë të bëjnë me dyshimin e brutalitetit të policisë gjatë transportit të të pandehurit nga paraburgimi në gjykata, si dhe një për brutalitetin nga shumë roje të burgut ndaj të pandehurve.

“Për fat të keq, Prokuroria publike më shumë i beson policisë dhe deklaratave të tyre se nuk ka brutalitetit se në provat e ofruara nga Avokati i Popullit në paditë penale”, tha Memeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme