‘Memli Krasniqi do të jetë kandidat i PDK-së për kryeministër’

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti e ka zbuluar se kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, do të jetë kreu i këtij subjekti, Memli Krasniqi.

Një deklartë e tillë nga akterë të PDK-së, vjen për herë të parë edhe zyrtarisht pas paralajmërimet të shumta nga partitë opozitare për zgjedhje të parakoshme parlamentare.

“PDK-ja do të garojë e vetme, e konsoliduar, me Memli Krasniqin si kandidat për kryeminsitër. Së shpejti do ta kemi një mbledhje të Këshillit Drejtues, do t’i kemi edhe qëndrimet tona, dhe një progam të partisë të aktiviteteve të ardhshme”, deklaroi Pajaziti.

Ai ka konsideruar se PDK-ja si subjekt i madh politik, gjithmonë ishte prijëse e proceseve më të rëndësishme të vendit.

“PDK-ja si gjithmonë tradicionalisht, do ta ketë rolin prijës në ndryshimin e periudha. Në një periudhë ku e shohim të domosdoshme kur kjo qeveri duhet të ndryshohet për interesin e vendit, do ta gjej mënyrën më të mirë. Nuk diskutohet që PDK-ja nuk do ta luaj edhe këtë rol në të ardhmen…”, tha Pajaziti./teve1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme