Lideri opozitar, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Krasniqi, thotë se zhvillimet politike dhe qëndrimet e vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa e tyre për zgjedhje, ishin tema diskutimi mes tyre, përcjell klankosova.tv.
Në selinë e PDK-së e prita edhe ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.
Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët.
Qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim.
Ambasadorin De Riu e falënderova për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Kosovën.