Mendësia bizantine si mallkim

Arben Labënishti

Protestuesit e tërbuar e të çmoralizuar, të cilët pas zgjedhjes nga shumica parlamentare të Kryetarit të Parlamentit në Shkup, ia mësyen Parlamentit për t’i dhunuar deputetët dhe për ta pushtuar atë, realizuan një akt mizor, i cili e thellon edhe më shumë krizën politike, ndëretnike dhe atë të sigurisë, si dhe të ardhmes të vendit. Pa dyshim se pas këtyre veprave të çmendura shkaterrimtare qëndrojnë politikanë me mendësi të errët bizantine, pa përjashtuar inkurajimin e tyre nga qendra të njohura antishqiptare dhe antiamerikane jashtë vendit, të cilat në realitet janë edhe antimaqedonase.

Cilido që të jetë qëllimi i kësaj që po ndodh me partitë politike maqedone, ruajtja e pushtetit për t’iu shmangur drejtësisë për krimet e bëra, marrja e pushtetit nga opozita maqedonase që ka siguruar shumicën parlamentare apo ndonjë qëllim tjetër marrëzie sllave, ne duhet të tregohemi të kujdesshëm për të moslejuar t’i dëmtojn interesat e shqiptarëve.

Sjellja e politikës, Akademisë dhe Kishës Maqedonase në raport me të drejtat e shqiptarëve autoktonë, duke iu referuar edhe gjendjes turbulente të krizës aktuale, është dëshmi e kulturës diletante dhe bizantizmit të tyre shtetëror.

Një vend i ndërtuar mbi krimin e gjenocidit sllav ndaj shqiptarëve, ku në vazhdimësi deri në ditët e sotme shqiptarët refuzohen dhe nëpërkëmben, nuk mund të ketë paqe e stabilitet!

Mendoj se kriza në vend ka nevoj për qetësi dhe maturi. Ajo nuk mund të zgjidhet me injorimin, përjashtimin ose ndrydhjen e të drejtave që u takojnë shqiptarëve. Situata e krijuar kërkon mirkuptim e bashkëpunim real ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve, me ndërmjetësim dhe veprim konkret nga ndërkombëtarët, për ndërtimin e shtetit të përbashkët stabil dhe të mirëqenë.

Shteti, duhet të Ridefinohet, kjo si mundësi për të sjellë një ekuilibër të përcaktuar dhe garantuar me kushtetutën e vendit të ridefinuar, që do të siguronte bashkëjetesë të shqiptarëve, maqedonasve dhe pakicave etnike që jetojnë në vend. Kjo ështe e domosdoshme për paqen, stabilitetin dhe progresin të gjithanshëm të vendit, e cila do të kishte ndikim shumë pozitiv edhe në rajon. Në të kundërtën, në vend do të thellohen edhe më shumë ndasitë ndëretnike dhe ai, së bashku me rajonin e Ballkanit Perëndimor, do të jetë fushëbetejë edhe më e egër e disa shteteve, për të cilat rajoni ështe pjesë e rëndësishme e agjendave të tyre strategjike.

Në këto zhvillime në rajon shqiptarët duhet të tregohen të zgjuar dhe të ekuilibruar, për ta zënë vendin që u takon, atë të faktorit përcaktues në këto zhvillime.

P.S. Publikisht dëshiroj të shpreh keqardhjen dhe shqetësimin për keqtrajtimin e Kryetarit të LR-PDSH-se. z. Ziadin Sela dhe t’i uroj shërim sa më të shpejtë. Gjithashtu solidaritetin dhe konsideratën për Deputetin, nënkryetarin e Levizjes Besa, z. Zeqirija Ibrahimi, për aktin dinjitoz të këndimit në Parlament të Himnit Kombëtar Shqiptar. E lus Zotin që z. Ziadin Sela të shërohet sa më parë dhe në të njëjtën kohë e falënderoj Zotin që Zeqirija Ibrahimi nuk ra në duart gjakatare të protestuesve që e kishin në shënjestër.”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme