Mendjen tek pragu, asnjë fjalë nëse Seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të mbahet

Ndonëse autoritet e Kosovës janë në gjumë dhe po merren me zgjedhjet e 6 tetorit, Seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pas shumë raportimeve se mund të shtyhet, ajo do të mbahet, transmeton Gazeta Metro.

Ministria e Jashtme e cila është përgjegjëse për të gjitha takimet, samitet, konferencat ndërkombëtare që ndërlidhen dhe mbahen për Kosovën nuk ka asnjë koment në lidhje me Seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Duket se ministri në detyrë, Behgjet Pacolli është në telashe pasi partia e tij nuk po e kalon pragun dhe ka lënë anash çështjet e Kosovës, duke kujtuar kështu jo vetëm seancën e Këshillit të Sigurimit, por edhe mos gatishmërinë dhe përgatitjen e Kosovës për të marrë pjesë në Kili për anëtarësimin e autoriteteve të drejtësisë në INTERPOL.

Gjumi i thellë që ka kapur autoritet kosovare i ka konvenuar shumë diplomacisë serbe që të përdorin atë për fushatë ndaj tërheqjes së njohjeve të pavarësisë së Kosovës, pengimin në Interpol dhe tani fushatën dhe propagandën e ulët për mos mbajtjen e seancës së e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic tha sot se seanca e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Kosovë do të mbahet më 31 tetor.

“Definitivisht, seanca do të mbahet më 31 tetor dhe unë do të marrë pjesë. Në fund edhe përfaqësuesit e Prishtinës kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre”, deklaroi Dacic.

Kujtojmë se Qeveria Haradinaj ishte ndër më të dobëtat nga paslufta, duke mos pasur asnjë sukses në arenën ndërkombëtare dhe vetëm duke dështuar, me një diplomaci të dobët që është kritikuar shumë nga opozita dhe organizatat joqeveritare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme