Mendoi se ishte patkua i vjeter, por gjeti 4kg ari (Foto)

Në pamje të parë iu duk një copë skrapi i pavlefshëm.

Më pas kërkuesi mendoi se ishte një patkua i vjetër.

Por, ai gjeti diçka të pamendueshme.

“Me të vërtetë, nuk mund t’u besoja syve të mi”, tha kërkuesi, që preferoi të mbetej anonim, transmeton infokosova raportimet e medieve të huaja.

Copëza e madhe e arit peshon 4.1 kg dhe ka vlerën e 250 mijë dollarëve australianë ose 190 mijë dollarë amerikan.

Copëza u gjet në Trekëndëshin e Artë të Victorias, të premten e shkuar.

Zona përfshin një qytet historik të minierave të arit rreth 240 km larg Melburnit të Australisë.

Sasia e arit është futur në një kasafortë për t’u ruajtur.

Gjetësi parashikon ta përdorë atë për të blerë një furgon dhe për të udhëtuar nëpër Australi.

Plot 97 kg ar është gjetur në këtë zonë në vitin 1869 me vlerën e sotme prej rreth 4 milionë dollarësh.

Në mars të vitit të kaluar, një kërkues i quajtur Mick Brown gjeti një copëz ari 2.7 kilogram me vlerë rreth 135,000 dollarë.

Shiko Fotot:

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme