Menduh Thaçi e nisi fushatën në Xhami!

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi e ka nisur fushatën e tij edhe nëpër xhamia të Maqedonisë.

Në një foto të fundit që është publikuar në rrjetet sociale, dhe që është dërguar nga lexuesi i portali TetovaSot, shihet se si Menduh Thaçi ka gabuar vendin e fushatës, duke keqpërdorur xhaminë për të dhënë ligjerata politike tek banorët e Studeniçanit.

Ndryshe nga partia për sot kanë njoftuar se tubimi i partisë së PDSH-së, do të zhvillohet në një restoran të Studeniçanit me fillim në ora 20 e 30.

Banorët e vendit shprehën të indinjuar nga ky mashtrim i Menduh Thaçit i cili po keqpërdor xhamitë për të fituar zemrat e besimtarëve.

1