Mëngjesi ideal për ata që kanë probleme me diabetin

Diabeti është çrregullimi i metabolizmit që reflektohet në paraqitjen e sasisë jonormale të glukozës në gjak, si pasojë e rezistencës së qelizave të gjakut ndaj insulinës, apo si pasojë e sasisë së vogël të insulinës së sekretuar nga pankreasi.

Janë dy gjendje që mund të shkaktohen nga diabeti i sheqerit, hiperglicemia (niveli i lartë i glukozës) dhe hipoglicemia (niveli, i ultë i glukozës), transmeton ksp. Terapia e ilaçeve mund të parandalojë përparimin e mëtejshëm të diabetit tek miliona njerëz, të cilët kanë një stad të lart të rrezikshmërisë të sëmundjes, shumë studime sugjerojnë mënyrat e duhura për ta.

Simptomat: Pacienti ha shumë, pi shumë ujë, urinon shpesh, humbet peshë, mund të ketë kriza të ketocidozës diabetike.

Ja disa këshilla kundër diabetit: Ecni sa më shumë, hani në mënyrë të shëndetshme e duke pirë sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi ato kanë shumë sheqer, qëndroni sa më pak ulur para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave, bëni aktivitet të rregullt fizik dhe duke fjetur sa më shumë, hani medoemos mëngjes.

Por në këto kushte, është shumë e rëndësishme që njerëzit me diabet të kujdesen edhe për ushqimin që konsumojnë. Për këtë arsye, po ju tregojmë se cili është mëngjesi që diabetikët duhet të konsumojnë për të shmangur komplikimet e rënda shëndetësore.

Për të gjithë njerëzit mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por veçanërisht për diabetikët, sepse glukoza e tyre mbaron më shpejt.

Përbërësit: 2 feta bukë gruri, 1 vezë, djathë me yndyrë të ulët.

Përgatitja: Merrni 2 feta bukë gruri dhe lyejini me pak gjalpë. Ndërkohë, përgatisni një omëletë me një vezë dhe pak djathë me yndyrë të ulët. Gatuajeni në një tigan me pak yndyrë për disa minuta. Vendoseni omëletën brenda fetave të bukës dhe është gati për t’u konsumuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme