Tre skenarë të mundshëm janë paraparë për periudhën midis tetorit dhe dhjetorit të vitit 2018, varësisht nga rezultati i referendumit në përputhje me periudhën kohore të paraparë në Marrëveshjen e Prespës, njofton gazeta greke “Kathimerini”. Sipas skenarit të parë, rezultati nga referendumi në Maqedoni është pozitiv dhe menjëherë fillon procesi i rishikimit të Kushtetutës. Sipas skenarit të dytë, rezultati është pozitiv, por opozita mbetet me qëndrimin e njëjtë negativ dhe shpallen zgjedhje të parakohshme. “Në këtë rast procesi i rishikimit të Kushtetutës do të finalizohet në fund të janarit-fillim të shkurtit 2019”, shkruan “Kathimerini”.
Skenari i tretë, sipas gazetës rezultati i referendumit është negativ, “Marrëveshja e Prespës nuk vlen dhe gjithçka kthehet në pikën fillestare”. Në paraqitjen skematike në periudhën kohore në përputhje me marrëveshjen. “Kathimerini” përmend muajt shkurt dhe mars si afate të mundshme kur do të mund të mbahej votimi në parlamentin grek. Maji është muaji kur në Greqi do të mbahen zgjedhje të trefishta (lokale, rajonale dhe zgjedhje evropiane), ndërsa në shtator vitin e ardhshëmr përfundon mandati katërvjeçar i Qeverisë greke.
Gazeta, siç raportoi korrespondentja e MIA-s nga Athina, në tekstin me titull “Çështja e Shkupit sjellë zgjedhje në maj”, kohëzgjatjen e Qeverisë greke, drejtpërdrejt e lidh me Marrëveshjen e Prespës, pas deklaratave të Panos Kamenos dhe Aleksis Cipras për bashkëpunimin e tyre në qeverinë e koalicionit për shkak të qëndrimeve të ndryshme në lidhje me zgjidhjen midis Maqedonisë dhe Greqisë. Gazeta kujton deklaratat e dy partnerëve të koalicionit në pres konferenca të ndara në Selanik.
“Nëse marrëveshja dorëzohet për miratim në parlamentin e Greqisë në shkurt apo në mars të vitit 2019, tërheqja e Grekëve të Pavarur do të detyrojë që SYRIZA të vazhdojë si qeveri e pakicës partiake dhe ta çojë vendin në zgjedhje. Gjithsesi, z.Cipras e përmendi tetorin e vitit 2019, por megjithatë është e qartë se vazhdimi i jetës së qeverisë për 6 muaj pas votimit të Marrëveshjes së Prespës me përbërje të qeverisë së pakicës ndoshta është e pamundur”, analizon gazeta.