Mënyra gjeniale e një restoranti për të ndaluar shfrytëzimin e Wi-Fi falas

Zakonisht mjafton kërkimi i fjalëkalimit të Wi-Fi për të zemëruar kamerierët në kafene e pronarët e tyre, pasi ai ofrohet falas, transmeton koha.net.

Por një restorant Thai në San Antonia Texas ka gjetur një mënyrë gjeniale për këtë, duke vënë një fotografi të një ekuacioni, në të cilin nga zgjidhja e tij del edhe fjalëkalimi.

Një përdorues i Reddit me emrin Joshua_Glock, ka postuar kodin e restorantit Yaya gjatë vikendit, por që atëherë askush nuk ka mundur ta gjejë atë për tu lidhur në rrjetin e restorantit.
Deri tani mbi 400 njerëz janë munduar që të gjejnë kodin e tij, duke komentuar në profilin e Joshua, për ta zgjedhur ekuacionin për të gjetur fjalëkalimin, por deri tani askush nuk ka mundur ta bëjë këtë me sukses.

Shumë prej tyre kanë thënë se ekuacioni nuk ka zgjidhje dhe se ai që e ka bërë nuk e ka pasur idenë se çfarë është duke shkruar, por pavarësisht nëse ekuacioni është pa zgjidhje apo ka, duket se punëtorët e restorantit janë lodhur nga pyetja, “qysh është fjalëkalimi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme