MEPSO, dy departamente shtyllë do të udhëhiqen nga dy studentët më të mirë shqiptar

Artan Ramani nga Kumanova dhe Ardi Hamza nga Gostivari, të diplomuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Shkencave Informatike në Shkup, si studentë ekselent me notë mesatare gati se 10.00, avancohen në pozita udhëheqëse në SHA MEPSO, shkruan Alsat.

“Ndjej krenari dhe kënaqësi të veçantë kur këtyrë kuadrove të jashtëzakonshëm për herë të parë historikisht ju jepet mundësia ta dëshmojnë kapacitetin e tyre në pozitat: udhëheqës në departamentin e trafostacioneve dhe udhëheqës në departamentin e largpërçuesve, dy shtylla këto të SHA MEPSO. Si drejtor gjeneral i SHA MEPSO por edhe si profesor universitar, dua të potencoj që lutja ime e vetme për Ardin dhe Artanin është që punën ta kryejnë në mënyrë profesionale dhe me nder, pa çfarëdolloj kushtëzimi politik ose partiak nga ana ime. Ka ardhur koha e meritokracisë, e profesionalizmit!”, deklaroi Burim Latifi, drejtor i MEPSO. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme