Mercedes C-Class që duket sikur një AMG C63

Kompania e njohur japoneze Wald International, e cila merret me modifikimin e veturave, edhe më parë ka ofruar një paket për modifikim të modelit nga gjenerata W205 e C-Classës së Mercedesit.

Ndërkohë, është shfaqur versioni i ri i kësaj pakete i cili tani këtë model e bën të duket sikur një AMG C63, transmeton Koha.net.

Paketa e re, ndër të tjera, përfshinë maskën e përparme “Panamericana”, mbrojtësin e ri të përparmë me mbrojtësin shtesë (spoiler), dritat LED, pragjet e reja, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), si dhe mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi çati.

Gjithashtu, në paketën e re për modifikimin e këtij Mercedes C-Class përfshihet edhe seti i ri i rrotave 20-inçësh nga alumini, si dhe amortizatorët sportiv dhe sistemin për shkarkimin e gazrave me katër gypa.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme