Mercedes edhe një hap drejt titulit të prodhuesit premium numër 1

Daimler, pronari i markës Mercedes, njoftoi se synon titullin e prodhuesit më të madh në botë të veturave luksoze që nga viti 2011. Pesë vjet më vonë, arriti pranë objektivit të caktuar.
Edhe pse ishte paraparë që ky plan të bëhet realitet deri në vitin 2020, sipas njeriut të parë të Daimler, Dieter Cece, kjo do të ndodhë katër vjet përpara afatit.

Mercedes, pozitën e prodhuesit më të madh në botë të makinave lukusoze, ja lëshoi BMW në vitin 2005 dhe tani është në rrugën e duhur për të rrëzuar rivalin e saj më të madh në fron. Daimler pret që së shpejti do të tejkalojë numrin prej 2 milionë makinavr të shitura në vitin 2016, pas rritjes prej 12% në 10 muajt e parë të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Në të njëjtën periudhë, BMW rriti shitjet me vetëm 5.5%.

Vetëm në nëntor Mercedes ka shitur 182,602 automjete, ndërsa numri i përgjithshëm i automjeteve të porositura të “yllit me tre cepa” në 11 muajt e parë arriti në 1.89 milionë. Mercedes është në rrugën e duhur për të fituar titullin e prodhuesit më të madh të makinave luksoze edhe në SHBA, raporton Autonews.

Për këto rezultate në vitin 2016, më mëritorët janë shumica e modeleve të Mercedes në segmentin kompakt të makinave, të tilla si klasat A dhe B, limuzina CLA dhe GLA Crossover./Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme