Testimet e fundit të vozitjes lansuan se BMW X7 është një ndër SUV-ët më të përsosur deri më tani.
Megjithatë, kjo veturë do të përballet me një konkurrencë të ashpër përmes lansimit të gjeneratës së dytë të serisë GLS SUV, transmeton lajmi.net.
Ashtu si X7, GLS do të posedojë 7 ulëse gjithsej. Ajo çfarë e karakterizon versionin e përditësuar të GLS-së është teknologjia më e avancuar. si dhe lehtësia.
AMG GLS në anën tjetër, vjen me motor të tipit V8, të cilës i bashkëngjiten edhe turbot binjake, gjë që e bën atë të prodhojë 577 kuaj-fuqi.
Krahas kësaj, secila njësi e GLS-së do të ketë një ndërrues shpejtësish automatik me shtatë opsione.
Mercedesi ka konfirmuar se GLS-ja e re do të debutojë në ‘Auto Show’-in në Nju Jork javën tjetër, së bashku me GLC Coupe. /Lajmi.net/