Mercedes-Benzi dëshiron t’u japë fund aksidenteve që përfshijnë makinat e tij deri në vitin 2050.
Kompania gjithashtu shpreson të zvogëlojë numrin e njerëzve që vdesin ose lëndohen rëndë në aksidente automobilistike duke ulur përgjysmë numrat e vitit 2020 deri në vitin 2030.
Por si do të veprojë Mercedesi për të zvogëluar dhe për t’i dhënë fund aksidenteve që përfshijnë veturat e tij?
Paul Dick, kreu i sigurisë së automjeteve në kompani, tha në një njoftim për shtyp se “ngasja shumë e automatizuar dhe autonome do të jetë një kontribues vendimtar”.
Sipas tij, ka shumë më tepër faktorë që kontribuojnë sesa thjesht veçoritë e sigurisë së një automjeti.