Një ekip privat i sigurisë ka luftuar me piratët somalezë të cilët po tentonin të merrnin peng një anije transportuese.
Në videon e publikuar në internet mund të shihet një varkë me piratë të cilët sulmohen nga mercenarët që janë paguar për të mbrojtur anijen.
Muajin e kaluar piratët morën një anije nafte në brigjet e Somalisë. Kjo ishte pengmarrja e parë që prej vitit 2012.
© KOHA