Mërgim Lushtaku i hyn biznesit të ndërtimit të hekurudhave

Mërgim Lushtaku është bërë pjesë e një biznesi, që për aktivitet kryesor e ka ndërtimin e hekurudhave mbi dhe nëntokësore.
Ky është aktiviteti i parë i biznesit ‘KONIPROJEKT SH.P.K’, i listuar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), ndërsa aty përfshihen edhe disa aktivitete të tjera ndërtimore, përfshirë edhe ndërtimi i projekteve të ujit.

Në sektorin e hekurudhave, aktivitetin kryesor të biznesit në pronësi të Lushtakut, pritet të investohen rreth 200 milionë euro nga Qeveria e Kosovës.

Rehabilitimi i hekurudhave pritet të jetësohet falë kredisë që Qeveria e Kosovës e ka marrë nga institucionet ndërkombëtare.

Mergim Lushtaku aktualisht është anëtar i bordit të ndërmarrjes publike Ibër-Lepenci. Kjo ndërmarrje menaxhon me hidrocentralin e Ujmanit së bashku me liqenin me të njëjtin emër.

Lushtaku është djali i kryetarit të Komunës së Skenderajit, Sami Lushtakut.

Përveç Mërgim Lushtakut, në listën e pronarëve të këtij biznesi është edhe Burim Bujupi.

Bujupi është person i autorizuar i këtij biznesit, me të cilin ka kontaktuar KALLXO.com.

Ai ka treguar se kanë aksione të barabarta me Mërgim Lushtakun në këtë biznes. “Aksionet i kemi të ndara në mënyrë të barabarta, domethënë 50-50”, tha Bujupi.

Ai ka treguar se këtë biznes e ka hapur në vitin 2012, mirëpo vitin e kaluar iu ka bashkuar edhe Mërgimi.

“Biznesi është hapur kaherë, është hapë në vitin 2012-2013. Fillimisht si biznes e kam pas statusin NTSH, e tash e kam hapë SHPK, vjet domethënë. Kjo është vetëm bartje prej biznesit të parë në të dytin”, tha Bujupi.

Ai theksoi se biznesi i tij pritet të merret me ndërtime të ulëta dhe të larta, por edhe projekte të tjera.

Bujupi ka treguar se sa e ka pasur biznesin i vetëm asnjëherë nuk ka konkurruar nëpër tender.

“Nuk mendojmë me marrë, faktikisht unë nuk kam preferu kurrë me punu me tender pa ardh Mërgimi (Lushtaku)”, tha Bujupi.

Bujupi thotë se e ka pasur përkrahjen e Mërgimit që të vazhdojnë të punojnë në sektorin privat.

“Edhe tash ky (Mergim Lushtaku) që është ardhë më ka mbështet… se na dytë jemi fetarë. Nuk jem të interesun me apliku nëpër tendera se unë për veti nuk e kam pëlqye kurrë para ardhjes së Mërgimit, nuk me ka pelqy se nuk është bash lehtë me marrë tender, se jo duhet me dhanë diçka e unë nuk e preferoj”, tha ai

Por, perceptimin për tenderomaninë, Bujupi thotë se ka bazuar në atë që është përfolur në Kosovë.

“Unë nuk kam apliku kurrë në tendera, mirëpo nga ajo që është përfolë”, tha Bujupi.

Shoqëria Civile e kishte kundërshtuar zgjedhjen e Lushtakut në bordin e ndërmarrjes Ibër-Lepenci.

Mergim Lushtaku është pjesë e aktakuzës së ngritur nga prokuroria e EULEX-it lidhur me arratisjen e Sami Lushtakut, Sahit Jasharit dhe Ismet Haxhës nga spitali i Prishtinës.

Së bashku me të, akuzohen edhe babai i tij, Sami Lushtaku dhe 22 persona të tjerë në mesin e të cilëve zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, gardianë, biznesmenë e bashkëpunëtorë të Sami Lushtakut. /kallxo.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme