Mërgimtarët protestojnë para gjykatës në Colmar, kërkojnë lirimin e Haradinajt (Foto)

Pesë ditë para seancës se ardhshme gjyqësore për Haradinajt, dhjetëra mërgimtar janë mbledhur para Gjykatës në Colmar për të protestuar kundër ndalimit të ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Me flamuj kombëtar e me pankarta në duar, qytetarët po shprehin për të disaten herë revoltën e tyre me mbajtjen e Haradinajt në Francë mbi bazën e një flet arresti serb.

Për lirimin e Haradinajt është protestuar thuajse në të gjitha vendet e Evropës dhe në Amerikë.

Ju kujtojmë se ish komandanti i zonës se UÇK-së për Dukagjin është ndaluar në aeroportin e Baselit me 3 janar të këtij viti.

Seanca e ardhshme gjyqësore pritet të mbahet më 6 prill, ndërsa vendimi përfundimtar në mes të këtij muaji.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme