Merkel: Referendumi, mundësi për në NATO dhe BE

Kancelarja Gjermane Angela Merkel kërkoi nga qytetarët që ditën e referendumit të mos qëndrojnë në shtëpi por të dalin dhe të mbështesin të ardhmen e tyre Evropiane. Pas takimit me kryeministrin Zaev, kancelarja gjermane Merkel tha se askush nuk i kërcënon qytetarët e Maqedonisë me izolim, ata vet munden dhe duhet të vendosin për ardhmërinë e shtetit.

Unë nuk jam për kërcënime. Ju si qytetarë të këtij vendi duhet të vendosni për ardhmërinë e vendit tuaj. Ardhmëria mund të jetë nëse referendumi del i suksesshëm, të bëheni pjesë e NATO-s dhe e BE-së dhe kuptohet se ka shumë parakushte që duhet të plotësohen. Ekzistonte kontest i cili ishte mes vendit tuaj dhe Greqisë dhe duhej patjetër që gjendej zgjidhje për ndryshe nuk do kishte pajtueshmëri për anëtarësim. Çështja e emrit dhe çështja e anëtarësimit janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra tjetrën. Pa zgjidhjen e kësaj çështje nuk do të kishte anëtarësim në BE dhe NATO. Këtu nuk ka asnjë kërcënim. Njerëzit kanë mundësi që më 30 shtator të tregojnë a do të hapën dyert e BE-së dhe NATO-s njëjtë si para 27 vitesh kur vendosën që të pavarësinë Maqedoninë. Ky është shans historik që nuk vjen çdo ditë, ky është një rast që një gjeneratë e ka vetëm një herë. 30 shtatori është shans historik andaj nga aspekti im mund të them, mos qëndroni në shtëpi në këtë ditë historike, shfrytëzoni mundësinë tuaj demokratike ta tregoni atë që doni ta thoni për ardhmërinë e vendit tuaj”- theksoi Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë.

Kryeministri Zaev tha se vizita e parë e një kancelari gjerman në Maqedoni në momente historike tregon se fuqitë e mëdha mbështesin marrëveshjen për emrin dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme