Banorët e Mezhgoranit në Tepelenë dolën sërish në protestë për çështjen e ujit.
Ata akuzojnë gazetarin e oborrit qeveritar, Mero Baze, se po u vjedh ujin e fshatit.
Edhe dje u zhvilluan protesta dhe banorët akuzuan se policia ushtroi dhunë ndaj tyre për të mbrojtur ‘hajdutin Mero Baze’.
Një nga protestueset tha se do derdhet gjak për ujin e pijshëm. “Gjaku i fëmijëve tanë do derdhet këtu,” tha ajo.
Rreth 150 forca policore kanë mbërritur në fshatin e vogël për këtë protestë, duke provokuar dhe zemëruar banorët akoma më shumë.
© SYRI.net