Një banesë dykatëshë është përfshirë nga zjarri orët e para të mëngjesit në në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se flakët janë përhapur edhe në tre shtëpitë ngjitur duke bërë që banorët të evakuohen menjëherë.
Zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë që policia po punon për të zbardhur shkakun e ngjarjes.
Fatmirësisht nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç.
Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar.
Zjarrfikësit, së bashku me Policinë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.