Merr fund pritja, nis kalimi i shqiptarëve drejt Greqisë

Pas telefonatës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati komunikoi me homologun e tij grek, Nikos Kotzias dhe me Ministrin e Brendshëm Grek Nikos Toskas gjendet zgjidhja e kalimit të shtetasve shqiptarë në tre pikat kufitare me Greqinë.

Nga pala greke pretendohet se për shkak të problematikës me rënien e sistemit në të gjithë Greqinë, mes ministrit Bushati dhe ministrit Nikos Toskas u ra dakort që të nisë lëvizja duke mundësuar skanimin e pasaportave.

Si pasojë e rënies së sistemit kompjuterik, që prej 24 orësh qindra shqiptarë u detyruan të presin në radhë nëpër doganat greke, në Kakavijë, Kapshticë dhe Qafë-Botë.

Qytetarët u shprehën të revoltuar që askush nuk i kishte lajmëruar. Vetë ministri Bushati shkoi të bisedonte me banorët që prisnin në Kakavijë dhe i siguroi se situata do të merrte zgjidhje sa më parë.

Ndërsa pak para se ministri të takohej me qytetarët e revoltuar, në një komunikim me Neës 24, poeti dhe publicisti i njohur Agim Doçi, që priste të kalonte në kufi, tha se grekët i kishin komunikuar që këtë sjellje e kishin “dhuratë” nga Himara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme