Merret peng i riu shqiptar në Francë. Një nga pistat hetimitmit, trafiku i drogës

Një 22-vjeçar shqiptar është rrëmbyer nga disa persona në Francë. Ngjarja rezulton dy ditë më parë në Riom të Francës.


Mediat franceze raportojnë se të dyshuar janë akuzuar katër bashkatdhetarët e tij, shqiptarë që kishin hyrë ilegalisht në Francë. Thuhet se kanë qenë dy makina që janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëri nga drejtuesit e automjeteve është futur në makinën tjetër dhe ka rrëmbyer të riun shqiptar.

Makina e të riut është përplasur qëllimisht për ta tërhequr më pas në automjetin e tyre. Aktualisht janë ndaluar 4 persona, të cilët kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen në fjalë. Mediat franceze raportojnë se një nga pistat që po hetohet është ajo e trafikut të drogës, ndërkohë që ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e të riut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme