Alqi Bllako, ish deputet i PS dhe ish-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit është dënuar nga GJKKO me 4 vite burg.
Gazetri i Syri Tv Fatjon Gjinaj njofton se ai përfiton zbritjen e dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar duke u dënuar përfundimisht me 2 vite e 8 muaj.
SPAK kishte kërkuar dënimin me 5 vite që zbriste në 3.4 për veprën penale korrupsion pasiv në 2 raste lidhur me inceneratorin e Tiranës.
© SYRI.net