Merrte makinë me qira duke mos kryer pagesën e nuk i rikthente më! Një prej këtyre automjeteve ia shiti një personi! Arrestohet 43 vjeçari, i shpallur në kërkim (EMRI)

Një 43 vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjes, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar për akuzën e mashtrimit.

Julian Shehu, po me vendbanim në Lushnje, merrte makina me qira, duke mos u kryer pagesë, për të mos i rikthyer më.

E gjithë kjo ka ndodhur në periudhën shkurt-mars 2024.

Ajo se çka e rëndon më tepër 43 vjeçarin, është fakti se një prej këtyre makinave ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.

Gjykata e Fierit i caktoi Shehut masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimit”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Lushnjë/Në zbatim të masave të planit operacional të koduar “Sundimi i ligjit”, kapet 1 shtetas në kërkim kombëtar.

I shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin:

Julian  Shehu, 43 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qera, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qera nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme