Mesazhet ‘shqiptaromadhe’ nga Prishtina tregojnë vit të vështirë pë Serbinë

Djuric e ka zgjedhur ditën e krishtlindjeve orthodokse pë t’i treguar serbëve, se viti 2019 do të ketë plotë sfida dhe vështirësi, e që kryesisht vijnë nga Prishtina zyrtare, transmeton Gazeta Metro

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën (e Serbisë) ka thënë sot se Serbia edhe sivjet do ta flasë me gjuhën e paqes e të tolerancës.

Djuric për portalin Pink.rs ka thënë se vitin e kaluar është pritur që “hapja e sinqertë e Beogradit për gjetjen e zgjidhjes me kompromis” për “problemet e shumë decenieve në Kosovë”, do të jenë udhërrëfyes për ata që e duan sinqerisht stabilitetin dhe prosperitetin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa është shprehur “i shqetësuar pse kjo nuk ka ndodhur”.

Ai, sipas medieve serbe, ka përmenduar taksën e vënë nga Kosova në mallin serb, duke thënë se, shkaku i saj, “në këtë çast zgjidhja nuk shihet në horizont”.

Ai e ka akuzuar Prishtinën për “porosi shqiptaromëdha”, të cilat “nuk janë ftesë për kompromis, por mu ftesë për tensione të reja në regjion”, e të cilat, sipas tij, vitin 2019 e bëjnë vit të vështirë për Serbinë.

Sipas tij, është e qartë se disa qarqe të fuqisë në botë dëshirojnë që procesi i gjetjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës të përshpejtohet, por ka shtuar se njëkohësisht po nga këto qëarqe mbështeten veprimet e Prishtinës, të cilat “kompromisin e bëjnë më pak të besueshëm”.

“Është e qartë se do të ketë presione, por është me rëndësi që procesi të përfundojë me kompromis, i cili do të krijojë bazë stabile për paqen ndërmjet serbëve e shqiptarëve”, ka thënë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme