Mesazhi i Metës: Në 2 mars shqiponjat do t’i tregojnë vendin sorrave të rilindjes


 

Sorrat kurrë nuk do bëhen shqiponja, por shqiponjat do mblidhen në 2 mars dhe do t’i tregojnë vendin sorrave të rilindjes”, – ishte ky mesazhi kryesor që dha Presidenti Ilir Meta, teksa publikoi provat e reja për “grushtin e shtetit”.

 

Të gjitha institucionet janë mavi. Kemi AMA-n që e dini se ç’farë përfaqëson, kemi ligjin antishpifje. Kemi anti-KCK me policinë partiake. Ka mbetur presidenti, që nuk ia morën dot pushtetin me anë të mënyrave demokratike dhe duan ta marrin edhe këtë kala. Ka mbetur edhe kjo kala që të bëhet gjithë Shqipëria mavi. Nga ata që e bënë Shqipërinë mavi për 50 vjet me radhë, që nuk është parë asnjëherë.

 

Ju e dini se kur Rumania rrëzonte regjimin, në Kukës vareshin dy poetë dhe në Sarandë kishte revolta . Shqipëria nuk do bëhet as mavi, as mavri, do të bëhet kuq e zi. Ju ka hyrë tmerri nga populliNjerëzit kanë shkuar në burg pse nuk kanë paguar faturë dritash, ndërsa këtu vidhet e grabitet. Këtu vidhet sepse kanë krijuar idenë se shqiptarët sikur janë lodhur e dorëzuar, por këta nuk e dinë se ky është popull shqiponjash e shqiponjat do të mblidhen të gjithë këtu më 2 mars për ta bërë Shqipërinë kuq e zi. Unë i ftoj për fëmijët e tyre shqiptarët”, – tha Meta.

 

Presidenti dhe këshillitari i tij Bledar Dervishaj publikuan dokumentat se si ishte botuar në Fletoren Zyrtare vendimi për emërimin e Arta Vorpsit në Gjykatën Kushtetuese, pas një letre të Ministris së Drejtësisë dhe jo Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

 

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme