Mësimdhënësit në Kosovë të papërgatitur për ta identifikuar ekstremizmin online te nxënësit

Në më pak se tri vite insitucionet e Kosovës kanë identifikuar më shumë se 10 nxënës të cilët janë radikalizuar nga platformat online.

Radikalizmi online është një formë e re në të cilën terroristët bien në kontakt me të rinjtë, të cilët nëpërmjet lojërave apo edhe platformave në rrjetet sociale i shtyjnë për të kryer akte të dhunshme.

Ekstremizmi online nuk nënkupton më vetëm imazhe klasike të propagandës radikale; sot ai shpërfaqet përmes algoritmeve të sofistikuara, videove të shkurtra në TikTok apo YouTube, dhe ligjëratave të modifikuara nga predikues të ndryshëm që targetojnë pikërisht të rinjtë, duke shfrytëzuar mungesën e mendimit kritik. Një nxënës mund të fillojë të shfaqë shenja të izolimit, ndryshimit të gjuhës ndaj grupeve të tjera shoqërore apo pranimit të ideologjive radikale (qofshin ato fetare, politike apo kombëtare) pa dalë fare nga dhoma e tij.

Por, sa janë të përgatitur mësimdhënësit në Kosovë – si vija e parë e frontit pas prindërve – për t’i identifikuar këto shenja të radikalizimit përpara se ato të kthehen në veprime konkrete? Të dhënat dhe deklaratat e zyrtarëve dhe ekspertëve të arsimit shpërfaqin një realitet dëshpërues: shkollat dhe mësimdhënësit janë të lënë pothuajse krejtësisht vetëm në “luftën” kundër kësaj dukurie.

Ndonëse në nivel komunal po tentohet të bëhen hapa përpara përmes rregulloreve e protokolleve, mungesa e trajnimeve të akredituara po e bën të pamundur një qasje strukturore. Këtë problematikë e shpërfaq drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj.

Sipas saj, Komuna e Prizrenit ka marrë masa legjislative për ta adresuar këtë rrezik, mirëpo ngecja mbetet te trajnimi i stafit arsimor.

“Komuna e Prizrenit ka zhvilluar strategjinë komunale për siguri në shkolla, dhe njëra ndër fushat është parandalimi i rreziqeve online. Mësimdhënësit janë udhëzuar të ndërmarrin aktivitete ndërgjegjësuese me nxënësit që të identifikojnë dhe raportojnë rreziqet online”- thotë Veselaj, duke shtuar se përpos këtyre udhëzimeve, mësimdhënësit nuk kanë trajnim praktik.

Veselaj po ashtu vëren një ndryshim të rrezikshëm të metodologjisë së personave që përhapin ideologji radikale në rrjet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme