Mësohet arsyea pse Bernardo Silva nuk e festoi golin e parë kundër Zvicrës me bashkëlojtarët e tij

A e dini pse Bernardo Silva nuk e festoi golin e parë kundër Zvicrës me bashkëlojtarët e tij?

Portugalia mbrëmë ka mposhtur Zvicrën me rezultat 6-1, ndërsa pas ndeshjes në internet kanë filluar të qarkullojnë foto të futbollistëve portugez duke festuar pas golit të parë.

Në minutën e 17-të, Joao Felix asistoi te Goncalo Ramos, i cili me një goditje të fuqishme mposhti Yann Sommer për 1-0 dhe portugezët filluan festën.

Të gjithë futbollistët, mes tyre edhe portieri Diogo Costa, vrapuan për të përqafuar Ramosin, i cili doli me vrap nga stadiumi para tribunave ku ndodheshin tifozët portugez.

Mirëpo, Bernardo Silva sapo iu afrua grupit që festonin u largua menjëherë nga bashkëlojtarët e tij dhe u fut në fushë dhe brohorit te flamuri në kënd.

Shumëkush ka pyetur veten se pse ylli i Manchester City ka lënë bashkëlojtarët e tij?

Silva vendosi të futet në fushë për të penguar zviceranët të marrin topin dhe të nisin e të shënojnë gol pa rezistencë.

Rregullat thonë se kur topi rifillon nga mesi, është e rëndësishme që lojtarët të jenë në gjysmën e tyre të fushës, por në thelb, edhe lojtarët që janë jashtë kufijve të fushës konsiderohen që plotësojnë kushtin për nisjen e ndeshjes.

Prandaj, Silva ka qëndruar në pjesën e zviceranëve, duke i penguar kështu ata të luajnë topin nga mesi.

Një situatë të ngjashme pamë edhe në Botërorin e kaluar kur Kieran Trippier qëndroi në gjysmën e kundërshtarit gjatë ndeshjes mes Anglisë dhe Tunizisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme