Mësohet gjendja shëndetësore e të plagosurit në Gjakovë

Në fshatin Marmull të Gjakovës sot ka ndodhur një tragjedi, ku për pasojë ka mbetur një person i vrarë dhe një i plagosur.


Rreth orës 18:30 në fshatin Marmull të Gjakovës një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Siç është konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Gjakovës, deri te kjo tragjedi ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor.

I dyshuari A.Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta 40-vjeçarin me inicialet T.B., dhe ka plagosur 56-vjeçarin me inicialet A.N., 56 vjeçar.

Naser Lleshi, mjeku kujdestar në Spitalin Rajonal të Gjakovës “Isa Grezda”, ka thënë se i plagosuri është i shtrirë në këtë spital në repartin kirurgjik dhe se gjendja e tij është e mirë.

“Gjendja e të plagosurit është e mirë. Është hospitalizuar në repartin kirurgjik.

Nuk është parë indikacion për intervenim kirurgjik mirëpo, është mobilizuar me gjips këmba dhe është në përcjellje dhe do me thënë është i shtruar në repartin kirurgjik”, ka treguar Lleshi për lajmi.net.

Policia e Kosovës rreth orës 21:00 ka arritur që të arrestojë A.Gj., të dyshuarin kryesor për këtë ngjarje.

Po ashtu bazuar në të dhënat e Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës, i dyshuari A.Gj., kishte shtënë me automatik në drejtim të të ndjerit T.B., dhe A.N.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme