Mësohet nga se vdiq 27 vjeçari

Ekspertiza mjeko – ligjore nxjerr rezultatet në lidhje me Enea Ftoj, 27 vjeçari i cili humbi jetën në ambientet e komisariatit të policisë së Korçës.


“Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike”.

Ftoj humbi jetë më 17 maj 2018 në ambientet e komisariatit, 3 ditësh nga arrestimi i tij në flagrancë pasi akuzohej për vjedhjen e një varëseje.

Familjarët e viktimës ata pretendojnë se vdekja e Enea Ftoit ka ardhur si pasojë e ushtrimit të dhunës nga punonjësit e policisë që në momentin e arrestimit në flagrancë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit konstatoi

Punonjësit e KShH-së me datë 18.05.2018 realizuan një mision verifikimi dhe u konstatua:

Enea Ftoi në datën 14.05.2018 ishte arrestuar në flagrancë për veprën penale të vjedhjes me dhunë. Nga vizita mjekësore që i ishte bërë të arrestuarit gjë që ishte pasqyruar edhe në dokumentacionin përkatës, rezultoi se ai ishte përdorues droge dhe për ta qetësuar, atij i ishte dhënë diazepam me injeksion dhe tabletë.

Vëzhguesit e KShH-së vunë re se, ditën kur i ndjeri kishte ndërruar jetë, kishte një mospërputhje mes Regjistrit të Dorëzimit të Shërbimit dhe shkresës përcjellëse drejtuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Konkretisht, në Regjistrin e Dorëzimit të Shërbimit, të dt.17 Maj, nga ora 6:00 deri në 7:45 (të mëngjesit) rezulton se kur ishte bërë ndërrimi i turneve, gjendja e të gjithë të ndaluarve dhe arrestuarve paraqitej normale dhe pa probleme.

Ndërkohë në shkresën drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nga ky Komisariat është bërë me dije se shtetasi Enea Ftoi ka ndërruar jetë në orën 07:30, të datës 17 Maj 2018. Gjithashtu, punonjësit e kontaktuar nuk ishin në gjendje të jepnin një informacion për kushtet dhe rrethanat në të cilat kishte ndodhur vdekja e këtij shtetasi. U vërejt gjithashtu se, familjarët e të ndjerit nuk ishin kontaktuar në rrugë telefonike (edhe pse numrat e tyre disponoheshin nga autoritetet) lidhur me vdekjen e Eneas, ndërkohë që kishin marrë dijeni vetëm kur kishin shkuar në gjykatë për seancën e vleftësimit të masës. Punonjësit e Komisariatit e pranuan faktin që nuk kishin mundur ti njoftonin në kohë.

“Nga takimet e marra në Spitalin e Korçës me personelin përkatës nuk na u dha asnjë informacion me argumentin se çështja ndiqej nga prokuroria dhe rezultati i autopsisë do të bëhej i njohur pas 21 ditësh. Nga kontaktet e marra me personelin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë nuk mundëm të merrnin takim me prokurorin e çështjes me argumentin se çështja ishte në hetim. Nga kontakti i marrë me mjekun ligjor, Dr. Gjergji Kacauni na u komunikua se nuk mund të jepej informacion mbi rezultatet e autopsisë dhe nëse kjo autopsi kishte përfunduar, duke e konsideruar këtë informacion si sekret hetimor” thuhet në njoftimin e KSHH

KShH i sugjeron organeve të procedimit penal për të verifikuar të gjitha pretendimet e familjarëve si dhe shkakun e mosnjoftimit të vdekjes së Enea Ftoit familjarëve të tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme