Mësohet se cila është arsyeja kryesore e ardhjes së Grenellit në Kosovë

I dërguari i Posaçëm i Presidentit amerikan Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, po qëndron në Kosovë për një vizitë dy ditore ku po takohet me liderët kosovarë, shkruan Gazeta Metro.


Grenell u takua mbrëmë (e mërkurë) me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kurse sot (e enjte) ai ka pasur takime me liderin e VV’së, Albin Kurti dhe kreun e LDK’së, Isa Mustafa.

Takimet e Grenellit të zhvilluar me Thaçin, Mustafën dhe Kurtin, kanë qenë shumë të qarta, ai ka kërkuar nga politikanët kosovarë të heqin taksën, të zhvillojnë ekonominë e Kosovës, të hapin biznese të reja dhe punë për të rinjtë kosovarë.

Vet Grenell ka treguar arsyen kryesore të ardhjes së tij në Kosovë, ku ka deklaruar se pas 21 vjet negociatave, Kosova dhe Serbia tani do të kenë fluturime mes vete.

“Arsyeja kryesore e ardhjes sime në Kosovë është sepse kemi pasur negociata shumë të suksesshme për të pasur fluturimet e para pas 21 vjetësh. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse një ide e tillë ka ardhur na komuniteti i biznesit në Serbi dhe Kosovë. Liderët e biznesit në Kosovë kanë kërkuar një gjë të tillë. Nuk e di nëse mediat kanë raportuar për një gjë të tillë, sepse kemi prirje të fokusohemi vetëm në përplasjet politike. Një ide e tillë ka ardhur nga dy komunitetet e biznesit. Dhe qëllimi i vizitës sime këtu, është që do të takohem me një numër të madh biznesesh këtu në Kosovë dhe në Serbi. Dua të dëgjoj se cila është ideja e radhës, çfarë duhet të bëjmë tjetër për të lëvizur përpara. Çfarë mund të bëjmë tjetër për të sjellë termocentrale për të sjellë industrinë e madhe të radhës. Unë besoj se nëse mundemi të krijojmë një atmosferë të mirë rreth zhvillimit ekonomik, atëherë njerëzit më pak do të shqetësoheshin më pak për përplasjet politike dhe kjo dërgon një mesazh të fuqishëm për politikanët që duhet të punojmë për krijimin e vendeve të punës dhe zhvillimin ekonomik”, ka thënë Grenell para gazetarëve tek ambasada e SHBA’ve në Prishtinë.

Kujtojmë se Grenell pas vizitës në Kosovës do të udhëton për në Beograd, ku atje do të kërkon rifillimin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes me Kosovën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme